HomeLifestyle“Unë i hutuar dhe ajo…”/Stresi rrëfen takimin me Keisin dhe realizimin e...

“Unë i hutuar dhe ajo…”/Stresi rrëfen takimin me Keisin dhe realizimin e albumit: Një kujtim që…

spot_img

“Nuk hezitoi, pranoi dhe erdhi posaçërisht për projektet e mia.”

ftuar sot në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë artisti i njohur, Stresi. Ai ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e tij, karriera ndër vite, projektet e reja që pritet të vijnë së shpejti dhe sigurisht që ekskluzivisht është ndalur dhe ka sqaruar gjithçka rreth raportit që ka sot me Keisin.

Në njërin prej videoklipeve të këngës së re “Sa t’kam dasht” që është edhe pjesë e albumit të tij “Archimed ”, Stresi zgjodhi që të kishte ish-bashkëshorten e tij pjesë të klipit. Pse e bëri artisti këtë zgjedhje dhe a janë ribashkuar ata?

Përpara kemi pasur edhe një cover të dy bashkë në 2018. Nuk është se kemi patur kontakte sepse ishte një kohë diku tek 6 vite, mund të flisnim një herë në dy vite kot dhe kaq. Unë kur nxorra albumin më erdhi një ide e këngës dhe e bëra në inspirim e sipër. Ndërkohë që Keisi kishte ardhur në Shqipëri për të takuar familjarër e saj nuk e di. E marr vesh në ditën e fundit që ajo do të ikte, kishte postuar një Story, po nga ato të vjetrat dhe unë që jam numër një për këto punë e “hëngra”.
Stresi tregoi ndër të tjera se:

E takoj në momentin e fundit që do të ikte atë ditë. U takuam shpejt ishte rreth 15 minuta. Unë i hutuar ajo e hutuar, unë nuk flisja ajo nuk fliste. Shtatë vite, normalisht emocionet. Pastaj e ftova që të merrte pjesë në albumin tim edhe i them që të bëjmë një cover si dikur por sërish me shumë dashuri si atëherë, tani edhe më të rritur. Ndërkohë pas coverit kemi edhe klipin. I kërkova që të më suportonte në një formë kujtimi shumë të bukur të albumit.

Nuk hezitoi, pranoi dhe erdhi posaçërisht për projektet e mia. Bëmë coverin, më pas pritëm fotot ‘uau’ më pas i publikuam, dolën shumë bukur. Publikuam klipin më pas dhe ai kishte një përkushtim shumë të madh dhe pastaj iku në punën e saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular