HomeAktualitetGreqi/Pas tërmeteve të përsëritura sot, shkollat në Evia nesër mbyllen

Greqi/Pas tërmeteve të përsëritura sot, shkollat në Evia nesër mbyllen

spot_img

Evia vazhdon të jetë e prekur nga  aktiviteti sizmik  që nisi në orët e para të së dielës, duke shkaktuar shqetësim tek autoritetet lokale dhe banorët.

Si masë mbrojtëse, pas inspektimit nga ekipet e DAEFK-së, u vendos që të pezullohet funksionimi i shkollave në zona të caktuara të ishullit.

Komplekset shkollore në Prokopi dhe Pili do të mbeten të mbyllura deri në përfundimin e inspektimeve nga Ekipet Speciale të Agjencisë Greke të Mbrojtjes Civile, të cilat po shqyrtojnë qëndrueshmërinë statike të ndërtesave.

Tërmetet në Evia filluan në orët e para të kësaj të diele teksa u regjistruan tre tërmete të forta, më i madhi prej të cilëve me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter, ndërsa u regjistruan edhe tërmete të tjerë më të vegjël.

Dridhjet e njëpasnjëshme kanë shkaktuar dëme në shtëpi dhe ndërtesa publike, me raportime për çarje në shumë vende. Komuniteti lokal mbetet në gatishmëri të lartë, me banorët që shprehin shqetësim, por që mbeten të qetë.

Fenomeni është i njohur, thotë Profesori i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Presidenti i OASP-së, Efthimios Lekkas, duke komentuar mbi situatën, ndërsa vë në dukje se: “Këto tërmete burojnë nga e njëjta çarje gjeologjike, e njohur për aktivitetin e saj periodik.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular