HomeOP EDNuk ka nevojë për shumë fjalë, tani flasin qartë faktet

Nuk ka nevojë për shumë fjalë, tani flasin qartë faktet

spot_img

Nga Bujar Leskaj
Përdorimi i institucioneve shtetërore si makineri elektorale dhe kthimi i tyre në vatra patronazhimi ishin mjeti me të cilën sekti në pushtet kontrolloi procesin zgjedhor.
Këtë makineri elektorale e zhvendosën edhe në Diasporë, kryesisht në Greqi dhe zona të veçanta të Italisë, ku punonjës/të niveleve drejtuese prej 3 muajsh kishin braktisur shërbimin ndaj qytetarëve në institucionet ku janë titullar dhe vazhduan pa ndërprerë patronazhimin e votës në Diasporë, duke blerë e tjetërsuar vullnetin e bashkëqytetarëve tanë atje me anën e makinacioneve dhe skemave të pista të “masakrimit të votës së lirë”.

Ky proces u përdhos nga Edi Rama dhe sekti i tij, sepse frika që sekti ndiente ishte e madhe, duke bërë që të përdorte çdo mjet të nevojshëm me qëllim devijimin/tjetërsimin e votës së Diasporës.

Mbas hapjes së kutive të Diasporës, veçanërisht ato nga shteti i Greqisë, por edhe nga zona të caktuara të Italisë, ku administrata patronazhiste ka qenë prezente këto 3 muaj, faktet po flasin qartë.

Kurrsesi nuk mund të ndodhi që në çdo kuti ndarja e votave të jetë e “prerë me thikë”, duke thyer çdo logjikë matematikore e statistikore.

Ky është tregues i qartë i së njëjtës dorë, dora e deformimit dhe kryerjes së kësaj maskarade elektorale.

Shkelje flagrante që dëshmojnë manipulimet e sektit në pushtet.

Këta tregues nuk tregojnë vullnetin e bashkëqytetarëve tanë në Diasporë, por vullnetin e deformimit dhe masakrës elektorale.

Me mbylljen e kutive të qytetit të Vlorës, u krijua ideja e një rezultati tradicional në përkthimin e votave të qytetarëve në mandate deputetësh.

Përdorimi i resurseve shtetërore dhe i administratës në tërësi, hedhja e asfalteve elektorale këto muaj, nxitja e investimeve lokale, patroanzhimi, vendet e punës, për të cilat PD Vlorë dhe Selenicë kanë depozituar kallëzime penale pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, bën që të grabitej mandati i 5-të i PD në Vlorë, i cili ishte dhe objektivi real i arritshëm i PD në këtë Qark.

Nga ana tjetër, pangopësia dhe vazhdimi i masakrës elektorale përtej kufirit, ku administrata ka qenë e instaluar për muaj me radhë, kryesisht Greqi dhe Itali, i hoqën PD në Qarkun Vlorë mandatin e 4-ërt.

Nëse në Qarkun e Vlorës kishte një trend të përcaktuar të përqindjes së votave, në kutitë e diasporës vihen re shifra të çuditshme( PD-7% PS-85%) ( PD-10% PS-85%) dhe në pothuajse të gjitha kutitë PD nuk i ka kaluar 15%, ndërsa PS ka të njëjtin trend prej 85%, që lënë hije dyshimi lidhur me procesin e votimit. Si për të mos mjaftuar shkelja flagrante e ligjit lidhur me nënkontraktimin e një palë të tretë për mbledhjen e zarfave të Greqisë, u vu re nga procesverbalet e KQZ-së në pothuajse të gjitha kutitë e diasporës ka një rezultat të pazakontë: PS arrin në shifra deri 90%!

Edhe nga konsultimi me faqen zyrtare të KQZ-së, vihet re një mospërputhje në lidhje me numrin e zarfave të raportuar si të mbërritur në zyrat postare dhe atyre të numëruar në qendrën e numërimit për diasporën. Konkretisht, në Qarkun Vlorë ishin deklaruar 15,933 zarfa, ndërsa pas numërimit rezultuan 16,322 të tillë, një diferencë prej 389 zarfash më shumë.

Procesi zgjedhor u masakrua nga Edi Rama, ky proces u kompromentua, vullneti i qytetarëve brenda dhe jashtë vendit u përdhos !

Këto përdhosje kishin një qëllim nga sekti Rama: Humbjen e mandateve të PD dhe përdhosjen e vullnetit të qytetarëve.

V.O

Bazuar në sa më sipër, ne , si drejtues të fushatës së PD,do/duhet të zhvillojmë analiza të thella dhe duhet të mbajmë përgjegjësitë e duhura përpara demokratëve.Partia Demokratike dhe ne si deputet duhet të ishim treguar të kujdesshëm në miratimin e Kodit Zgjedhor, veçanërisht për mbrojtjen dhe sigurinë e votës së diasporës, për të cilën duhet të kishim marrë masat e ruajtjes dhe sigurimit të kësaj vote.

Qytetarët do të reagojnë, bashkëqytetarët tanë në Diasporë do të reagojnë, sepse duket qartë se nuk po lexohet vullneti i tyre real.

Partia Demokratike ka denoncuar dhe do vazhdojë denoncimin e kësaj maskarade, të faktuar tashmë edhe nga numëruesit tanë, të cilët me guxim po vazhdojnë me numërimin dhe po nxjerrin qindra prova që e zhbëjnë këtë farsë elektorale. Sot , detyra nr.1 për çdo demokrat është denoncimi dhe kundërvënia ndaj sektit Rama për këtë proces zgjedhor të manipuluar !

Është humbur një betejë , por Lufta për votën e lirë vazhdon .

Demokracia, populli do fitojë !✌️

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular