HomeBotaTakimi i zv.presidentit amerikan Vance me Von der Leyen në Romë! Në...

Takimi i zv.presidentit amerikan Vance me Von der Leyen në Romë! Në fokus rifillimi i bisedimeve tregtare BE–SHBA

spot_img

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, u takua të dielën në Romë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke shpresuar se ky takim do të ndihmojë në nxitjen e rifillimit të bisedimeve tregtare mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

“Evropa është një aleate e rëndësishme e Shteteve të Bashkuara… por natyrisht kemi edhe disa mosmarrëveshje, siç ndodh mes miqve, për çështje si tregtia,” deklaroi Vance, i ulur pranë von der Leyen dhe Melonit në Romë, pas pjesëmarrjes së tyre në meshën e fronëzimit të Papës Leoni.

“Besoj se do të kemi një diskutim shumë të mirë dhe shpresoj që kjo të jetë fillimi i negociatave tregtare afatgjata dhe i përfitimeve të përbashkëta tregtare për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara,” shtoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular