Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 19 të tjerë janë plagosur pasi një anije stërvitore e Marinës Meksikane u përplas në Urën e Bruklinit në New York City, tha kryebashkiaku i qytetit.
Eric Adams tha se anija Cuauhtémoc humbi energjinë elektrike para përplasjes të shtunën në mbrëmje. Zyrtarët amerikanë thanë se 277 persona ishin në bordin e anijes.
Pamjet tregojnë teksa anija godet urën ndërsa po kalonte nën strukturën e saj.
Në një deklaratë për X, kryebashkiaku i New York City, Eric Adams, shkroi: “Në këtë kohë, nga 277 persona në bord, 19 prej tyre kanë pësuar lëndime, 2 prej të cilëve mbeten në gjendje kritike, dhe 2 të tjerë fatkeqësisht kanë ndërruar jetë nga lëndimet.”
Shefi i operacioneve të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut tha se besonte se “probleme mekanike” dhe një ndërprerje e energjisë kishin shkaktuar përplasjen e anijes me njërën nga shtyllat.