Arijan Topallaj ka përjetuar një prej përballjet më të vështira në oktagon me Denis Frimpong. Ky i fundit fitoi në raundin e tretë dhe të fundit, pasi gjyqtari i MMA mbylli sfidën.
Topallaj humbi vetdëdijen dhe për këtë u nevojit ndihma e stafit mjekësor. Transportimi i tij u bë me urgjencë drejt spitalit, pasi më parë u largua me barelë nga oktogoni.
26-vjeçari e kaloi momentin e vështirë të së shtunës. Kjo përballje kishte sjellë një tension të madh mes dy luftëtarëve. Irlandezi e surprizoi shqiptarin, që njihet si “The Albanian Eagle”.
Topallaj pati mjaft mbështetës në Mynih. Pavarësisht zhgënjimit, fatmirësisht gjendja e tij u stabilizua në spital.
Largimi me barelë: (VIDEO)
Momenti i fundit në oktagon: (VIDEO)