Të burgosurit gjeorgjianë dhe shqiptarë në burgun e Korfuzit protestuan sot kundër kontrollit që u ushtrua në qelitë e tyre disa ditë më parë, ku u gjetën disa telefona celularë.
Tensionet shpërthyen të martën në mëngjes (20.05.2025) në burgun e Korfuzit , ku të burgosurit filluan protestën kundër kontrolleve në qelitë e tyre, duke i vënë flakën dyshekëve.
Pas ndërhyrjes së Departamentit të Zjarrfikësve dhe oficerëve të burgut, zjarri që të burgosurit i vunë në dyshekë dhe objekteve të tjera u shua, raportojnë mediat lokale të Greqisë.
Mediat greke raportojnë se të dënuarit shqiptarë dhe gjeorgjianë ankohen se diskriminohen për shkak të origjinës së tyre dhe se për rrjedhojë atyre nuk i plotësohet asnjë kusht i të drejtave themelore të njeriut.