HomeLifestyle“E quajti të vdekur” , vajza e Elon Musk tregon për shkëputjen...

“E quajti të vdekur” , vajza e Elon Musk tregon për shkëputjen e dhimbshme nga babai: Duhet të luftoj

spot_img

Vivian Jenna Wilson ka ndarë një rrëfim të fortë emocional dhe shpërthyes mbi marrëdhënien e saj me babanë miliarder

Vajza transgjinore e Elon Musk, Vivian Jenna Wilson, ka dhënë së fundmi një intervistë për podkastin e aktivistit, Matt Bernstein. Ajo ka ndarë një rrëfim të fortë emocional dhe shpërthyes mbi marrëdhënien e saj me babanë miliarder.

Vivian, e cila që nga viti 2020 identifikohet hapur si grua transgjinore, tregoi momentin kur kuptoi se Musk kishte përdorur emrin e saj të mëparshëm dhe kishte thënë publikisht se “djali im është i vdekur, i vrarë nga virusi i zgjuar”.

“Jordan Peterson i tha ‘më vjen keq për humbjen (vdekjen) e djalit’, dhe unë isha në një dhomë të vogël në Tokio, duke ndjekur universitetin, dhe thashë me vete: ‘Po përpiqet të më godasë publikisht?’ Por jo, nuk do ta lejoja ta bënte këtë”, rrëfeu Vivian me një ironi të hidhur.

Pas deklaratave, Jenna Wilson reagoi menjëherë në rrjetin social “Threads” me një mesazh që u bë viral: “Duket shumë mirë për një kurvë të vdekur”, si përgjigje për komentin e të atit mbi “vdekjen” e identitetit të saj të mëparshëm.

Ajo tha se pas publikimit të podkastit, u konsultua menjëherë me nënën e saj, Justine Wilson, e cila e mbështeti në vendimin për të dalë publikisht. “Nuk mund të lejoj që kjo gjë të më rrëzojë. Duhet të luftoj”, kujton Vivian, duke shtuar se nëna i tha: “Bëj atë që mendon se është e drejtë. Vetëm kujdesu për veten”.

Në të njëjtin episod, Vivian nuk kurseu as kritikat ndaj Muskut, duke e quajtur “mashtrues” dhe “të dëshpëruar për vëmendje”. Ajo pohoi se nuk ka pasur asnjë kontakt me të atin që prej vitit 2020 dhe e konsideron veten tërësisht të shkëputur prej tij – si emocionalisht, ashtu edhe financiarisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular