HomeOP EDKatër herë rresht që thotë më vodhi Rama, atëhere pse nuk ikën...

Katër herë rresht që thotë më vodhi Rama, atëhere pse nuk ikën kur s’je i aftë të mbrosh votat?

spot_img

Nga Spartak Ngjela

Saliu sërish sot si edhe para katër vitesh po thotë se atij ia kanë vjedhur votat.

Po kjo është hera katërt që ai po thotë se atij i kanë vjedhur votat në procesin zgjedhor

Po ky, pse pranon të drejtojë Partinë Demokratike kur nuk është i aftë që të mbrojë votat?!

Komedi e madhe do quhet kjo, sepse “i vjrdhuri” nuk ka ditur të sigurojë paratë dhe shtëpinë e tij.

Domethënë që me paaftësinë e tij ka shkatërruar familjen e vet.

Prandaj….

Duhet të tërhiqet për t’ia lënë vendin një të afti.

Por nëse Berisha tërhiqet nga politika, Rama dhe ekipi i tij do të kenë mërzitje të madhe, sepse fillojnë të kenë frikë për zgjedhjet e pushtetit vendor që do të zhvillohen pas dy vitesh.

Rama, sigurisht që e do shumë Berishën, madje ka të dhëna që në mënyrë të fshehtë e kërkon qëndrimin e Berishës në krye të Partisë Demokratike.

Pse?

Është shumë e thjeshtë, se Saliu nuk ka vota fare në elektoratin e Shqipërisë.

Po Saiu pse rri?

Saliu qëndron sepse ka frikën e gjyqit që e ka të hapur dhe mund të dënohet për korrupsion.

Por, po të dënohet, kushtetuta nuk e lejon të merret me politikë.

Po Rama?

Pas kësaj, Rama nuk mund të fitojë dot më zgjedhjet në Shqipëri.

Po ama, sa të jetë Saliu, Rama do të jerë i sigurt që gjithmonë do t’i fitojë zgjedhjet.

Dhe këtu mbyllet çdo logjikë arsyetuese me shprehjen e arsyes së kësaj kohe:.

Sa të jetë Saliu si kryetar i Partisë Demokratike, Rama e ka të sigurt fitoren e zgjidhjeve sërish, e sërish, derisa të ketë përballë në zgjedhje Saliun si kryetar të Partisë Demokratike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular