Partia Demokratike arriti të korrë një humbje madhështore përballë socialistëve, të cilët fituan me rezultat historik mandatin e katërt qeverisës.
Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Real Story”, tha se kjo humbje e madhe e PD ishte e pritshme dhe kjo sipas tij u ndikua nga disa rrethana.
Ai theksoi se Sali Berisha nuk shkoi në zgjedhje për të fituar dhe kjo u pa që në momentin kur ai publikoi listat e kandidatëve për deputetë.
“Me një diferencë prej 326 mijë votash, është vërtet mbytje, është zhytje e thellë fare. Për ne ka qenë e pritshme, sepse kështu u paraqiten rrethanat. Pati tre arsye të forta për të cilat do vinte ky rezultat.
E para me kthimin e Berishës për të marrë kreun e PD, PD u nda në shumë pjesë. E dyta, Berisha e ktheu PD në një çështje personale dhe jo në një çështje politike për të gjithë shqiptarët për të mbrojtur veten dhe për ta patur atë si një strehë ndaj drejtësisë së re dhe ndaj faktorit ndërkombëtar.
E treta është se Berisha nuk luftoi për fitoren dhe kjo u duke për listën që bëri.
Paraqiti atë listë besnikësh duke na parathënë planin për 12 maj e mbrapa dhe në këto kushte një figurë politikë si ajo e Berishës, i cili nuk fitoi asgjë dhe asgjë nga kauzat e tij të pretenduar që nga Foltorja.
Dështoi dhe te emrat, kërkoi të bënte ndryshimin e madh, pa ndryshuar emrat, Kjo nuk shkonte”, tha ai.