HomeSocialeLodhja pranverore, pse ndodh dhe si ta përballoni atë! Këshillat që ju...

Lodhja pranverore, pse ndodh dhe si ta përballoni atë! Këshillat që ju nevojiten për të qenë energjik

spot_img

Pranvera dhe kalimi gradual në temperaturat e verës mund të jetë një periudhë kur ndiejmë lodhjeje që mund t’i bëjë ditët tona më të vështira.

Vështirësia për të rënë në gjumë në mbrëmje, përgjumja gjatë ditës, nervozizmi dhe vështirësia në përqendrim janë veçanërisht të shpeshta gjatë ndryshimeve sezonale, si kur kalojmë nga dimri në pranverë, por edhe kur mbërrijnë ditët e para të nxehta të fillimit të verës.

Muaji maj mund të jetë veçanërisht kritik, me alternimin e tij tipik të ditëve të freskëta dhe atyre më të ngrohta.

Këto tranzicione të vazhdueshme mund ta vënë trupin në provë, i cili manifeston shqetësimin e tij me simptoma që shpesh përcaktohen si “ethet e pranverës”.

Pse ndodh?

Mund të shkaktohet nga:

  • Ndryshimet e temperaturës
  • Ndryshimet në presionin atmosferik
  • Çrregullimi i ritmit biologjik të trupit (cirkadian)
  • Rritja e ekspozimit ndaj dritës së diellit
  • Rritja e ngarkesës nga shkolla apo puna

Këto ndikojnë në humor dhe nivelet e energjisë.

Këshilla për të luftuar lodhjen pranverore

1. Flini mirë dhe rregullisht

  • Flini 7-8 orë çdo natë
  • Mbani orar të rregullt gjumi
  • Shmangni pajisjet elektronike para gjumit
  • Kufizoni kafeinën

2. Ushqehuni shëndetshëm dhe lehtë

  • Hani ushqime të pasura me vitamina dhe minerale (p.sh. perime jeshile, fruta, drithëra integrale, arra)
  • Përdorni ushqime me hekur, magnez dhe kalium për të luftuar lodhjen

3. Pini mjaftueshëm ujë

  • Pini të paktën 1.5 litra ujë në ditë
  • Dehidratimi mund të shkaktojë lodhje
  • Uji ndihmon funksionet trupore dhe rrit energjinë

4. Bëni aktivitet fizik rregullisht

  • Ecja, vrapi ose yoga ndihmojnë në përmirësimin e humorit dhe energjisë
  • Stërvitja në natyrë ndihmon me vitaminën D
  • Është më mirë të ushtroheni në mëngjes

5. Qëndroni në dritë natyrore

  • Drita e diellit ndihmon ritmin biologjik dhe humorin
  • Edhe një shëtitje e shkurtër jashtë çdo ditë bën ndryshim
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular