HomePolitikeMori 7000 vota, Tedi Kopliku: Ju kam kuptu! Ulliri rritet më me...

Mori 7000 vota, Tedi Kopliku: Ju kam kuptu! Ulliri rritet më me vështirësi se shkurret dhe kjo kërkon durim e punë

spot_img

Para tragjedisë që po përjeton Shqipëria ndoshta duhet me hesht gjatë e reflektu thelle, por dy fjalë ju detyrohem.

Ndihem i nderuar nga një votë pa presion, pa mik, një vote e sinqertë dhe e pamanipuluar. Ishte një votë besimi, për të cilën do bëj të pamundurën me jua shpërbly.

Tjetërsimin e votës do ta ndjekim në çdo hap, me çdo mënyre ligjore e demokratike, kudo ku ajo ka humbur. Edhe personalisht do angazhohem të luftoj sa të mundem, në mënyrë që të ngjashmit e mi nesër, ta kenë më të lehtë me marrë atë që i takon. Kjo betejë fillon e mbaron tek vota e lirë.

Në vetëm pak muaj i kthyer nga Franca, pas 7 vitesh që isha larguar, ju më dhatë mundësinë t’ju takoj e t’ju dëgjoj. Kam takuar shumë njerëz, sidomos në Shkodër, por u mundova të jem në çdo kënd të qarkut. Për mua qe e pabesueshme mbështetja e lehtësia që më dhatë në këtë rrugëtim të vështirë, nga bashkëpunëtorët e mi të afërt e deri tek më i panjohuri. Koha nuk ishte e mjaftueshme për t’i takuar të gjithë por pata fatin të njoh njerëz e probleme me të cilat tashmë jetoj.

Gjithsesi, rreth 7000 vota deri në përfundim të numrimit të votës së diasporës sipas projeksioneve, nuk janë vetëm rezultat i shtërngimit të duarve. Ata, e shumë të tjerë që ndoshta nuk janë numëruar, janë një thirrje që unë e kam kuptuar mirë e qartë.

Është thirrja për një model të ri në politikë e politikëbërje. Kjo është një përgjegjësi e madhe të cilën unë do mundohem ta mbaj mbi shpatulla. Jemi shumë që besojmë në vedi e te forca që kemi të transformojmë qytetin që po humbet dhe për t’i dhënë shpresë e për të kthyer drejt normalitetit një shoqëri që po vuan.

Premtova vetëm diçka: do kthehem prap te ju të diskutojmë se çfarë mund të bëjmë. Mandatet e PD nuk më çojnë në Parlament, por 7000 vota janë patjetër një mandat moral. Sapo të caktohet data e vendi do ju ftoj në një takim falenderimi për të vazhduar më pas një fushatë falenderimi, si minimumi i mirënjohjes për këtë mbështetje të cilën dua ta lexoj edhe më mirë.

Ulliri rritet më me vështirësi se shkurret dhe kjo kërkon durim e punë. Shumë punë e shumë durim dhe unë do të jem shembull i të dyjave. Kjo, si detyrë, që tashmë ju ma keni ngarkuar.

Ju kam kuptu!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular