Nga Shefqet Meko
Unё nuk ju bashkova “votё sё diasporёs”. Nuk mё vjen keq. Thjesht respektova veten dhe ata qё “votojnё nё Atdhe”. Ndёrkohё qё “filmi fillon nga e para”, nuk di pse kam dёshirё tё sjell nё mendje njё nga “thashethemet e Tiranёs” mbase mё tё bujshmet (qёllimisht harruar): Mё duket se ka qёnё koha pas triumfit tё pluralizmit politik. Forca e parё politike kundёr PPSH ishte krijuar. “Berisha i Tropojёs” ishte njeriu mё popullor i asaj kohe. Askush tjetёr nё gjithё historinё politike shqiptare nuk ёshtё shfaqur para popullit tё vet si Sali Berisha nё vitet 90-tё: Energjik, orator, karizmatik, i guximshёm, qёndrestar, dhe padyshim, ai “sa hap e mbyll sytё”, u bё kryebiseda e çdo dite. “Berisha solli demokracinё”. “Trimi Berisha”. Natyrisht nё krah tё tij ishte Azem Hajdari, njeriu i “guximit shkatёrrues”. Pёr hir tё sё vёrtetёs, asnjё figurё tjetёr politike si Sali Berisha, nuk ka fituar aq lavdi dhe dashuri nё “pak muaj”. Ishte shansi historik qё ai mjeshtёrisht e shfrytёzoi dhe e meritoi. Ne, qё “laheshim njё herё nё javё” qё kishim “njё kёmishё”, vёshtronim ndryshimin. Thjesht u bёmё “dёshmitarё tё historisё”. Nga Amerika u pёrulem idealistёve e guximtarёve tё vёrtetё tё asaj periudhe historike.
A ju kujtohet njё “thashethem” i asaj kohe? Unё sjell nё mendje ato qё dёgjoja si “gazetar i diktaturёs”. Njё pёshpёrimё e habitshme kishte mbuluar gjithё Tiranёn: Sali Berisha kishte bёrё njё pohim tё çuditshёm: “Do t’i kthehem profesionit pas 11 dhjetorit”. Thuhej se ai kishte thёnё se misioni i tij ishte tё sillte lirinё pёr shqiptarёt.Puna e karriera e tij mbetej “Kirurigjia e zemrёs”. Tё gjithё thoshin se “Misioni u realizua. Berisha do kthehet tek salla e kirurgjisё”. Thashethemi mё i bukur i asaj kohe.Ishte njё nga gjёrat mё tё habitshme qё dёgjoja ato vite. Isha njё ndёr “mё tё vonuarit” ta njihja S.Berishёn qё kishte rrёmbyer, si askush tjetёr, “flamurin e guximtarit” tё pathyeshёm. Ishte kulmi mё i lavdishёm i “doktorit tё zemrёs” dhe ajo pёshpёrimё qё mbuloi Tiranёn, sikur ishte edhe “ngushёllimi” mё i madh, pas asaj traume kombёtare shoqёrore. Kujtoj atё çast kur “thashethemi” trokiti tek unё dhe thashё me vete: “Ka burra Shqipёria”. Ajo fjalё edhe pse bartte njё lloj bolshevizmi komunist, nё fakt, kishte gёzuar aq shumё njerёz, jo thjesht se Sali Berisha nuk meritonte mё shumё, por sepse ndryshe nga “tradita shqiptare”, ajo thёnia “Do t’i kthehem bisturisё” pёr herё tё parё nё atё kohё tё zymtё, ishte edhe shpresa mё e madhe se “nuk do kemi Byro”, nuk do kemi “udhёheqёs tё pёrhershёm”. Ishte njё ёndёrrim alla amerikan.
Unё i pёrkisja brezit ku “laj e thaj” kishim vetёm Enver Hoxhёn:“Udhёheqsin e bukur”(!!). Ai ishte bёrё “bukё e dhjathё” nё adoleshencёn e rininё tonё, dhe kur befas, njeriu qё kishte arritur “Lavdinё” kulmore qё Enver Hoxha kishte shpenzuar vite dhe “kohё nё ilegalitet”, po thoshte: “Ta gёzoni demokracinё”, ndjeva njё simpati shpёrthyese.Isha gati t’i puthja duart dr. Berishёs. “Kёta burra na duhen” thashё me vete dhe prita qё ky thashethem, tё mos mbetej i tillё. Tё mos mbetej fjalё e llafe pazari.Prita. Prita…(Motra ime kishte qёnё paciente e dr. Berishёs me fjalёt mё tё mira pёr tё. Djali im i madh ishte vizituar nga dr. Liri Berisha dhe “receta e saj” e shёroi). Duke kujtuar kёto flisja me vete: “Doktorёt janё bota pa kufi e jetёs. Doktorё pa kufij”.
Sa shumё prita tё isha njё ditё “Pacient tek Berisha” edhe pse zemra ime nuk ka “bёrё vickla” ende. Tani qё shoh pёr kaq dekada “Doktorin pa pacientё” nga Minneapolis ku jetoj prej mё shumё se njё çerekshkulli pyes: Si do mund tё ishte Atdheu im, nёse ai thashethem “do ishte i vёrtetё”? Sa njerёz nuk do kishin pёsuar “Sulm nё zemёr”?…
Unё jetoj nё Amerikё falё edhe “guximit tё Berishёs”. I jam mirёnjohёs. Mirёnjohja ёshtё “Zoti im”. Unё nuk shoh “ёndrra amerikane”. Çdo ёndrra ime ёshtё “internuar” nё Tiranё dhe rreth e qark Shqipёrisё. Nё heshtje unё ngre “monument” pёr ata qё nuk ikёn, pёr ata qё qёndruan dhe “bёjnё paçe” apo fasule e kafe pёr mysafirё tё rastit e turistёt nga bota. Jo pёr “llafollogёt” e ekraneve, as pёr ata qё thonё “E tha doktori”. Nuk di pse kjo shprehje mё kujton “propogandёn dje”: “ Sipas mёsimeve tё Partisё dhe shokut Enver…”.
Sikur ai thashethem nёpёr Tiranё, tё mos kishte mbetur i tillё. Si do ishim sot vallё? Unё i kam parё tё gjitha.Unё dua tё bёrtas, por nuk mё dёgjon kush. Njeriu do “Atё qё nuk njeh”. “Njeriu do enigmёn”. Kam votuar nё Amerikё tё majtё e tё djathё, por sa mirё do ishte sikur ai “thashethem” tё ishte i vёrtetё. Sot , sё paku, Shqipёria do kishte gati e gjitha parё “rotacionin e radhёs” jo pёr “Filmin nga e para”…
Dikur nё Tiranё, qarkullonte njё thashethem. Unё, ikanaku shqiptar e “pёrtyp” ende”: Si do ishim po tё ishte e vёrtetё? Si do mund tё ishim nёse “Mehmet Shehu nё vend tё vetvrasjes tё kishte vrarё dikё nё Byro…”?!
Kёto hamendje idjote mё vinё nё mendje. Nuk urrej dr. Berishёn, por nuk mendoj si ai. Jam njeri i lirё, falё edhe “guximit Berisha” qё nuk ngurroj ta pohoj.
Ah sikur ai “theshethem” tё ishte i vёrtetё. Si do ishim sot mё 2025?…
Autor i librave “Viza Amerikane” dhe “Rёnia”
Minneapolis 21maj 2025
(Ju lutem, mё korigjoni nё çdo pasaktёsi)