HomeSportVIDEO/Tottenham rikthehet pas 17 vitesh te trofetë, fiton ndaj United në finalen...

VIDEO/Tottenham rikthehet pas 17 vitesh te trofetë, fiton ndaj United në finalen e Europa League

spot_img

Totenhemi i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës së Europës, të tretin në historinë e këtij klubi. Skuadra londineze ka fituar në Bilbao finalen e dështimeve të kampionatit anglez, pasi përballë ishte Mançester Junajtid.

Dy skuadrat ishin gjithmonë larg luftës për Europën në këtë edicion në Premier Ligë dhe gjenden pranë fundit të tabelës në kampionat. Por ata ia dolën të siguronin këtë finale të rëndësishme, që mund të ndryshonte fatin e sezonit të tyre. Në fund triumfoi Totenhemi, falë një pjese të parë shumë të mirë dhe një goli disi të çuditshëm të realizuar në fund nga Xhonson me “ndihmën” e Shou.

Mançester Junajtid tentoi të kthehej në lojë në pjesën e dytë, duke provuar disa herë të shënonte, por gjeti Vikarion në një formë të mirë, duke ndalur disa gjuajtje të rrezikshme.

Kështu, me vërshëllimën përfundimtare, ishte Totenhemi që nisi festën për këtë trofe të rëndësishëm, i cili i mundëson gjithashtu edhe të sigurojnë një vend në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm.

TOTENHEM-MANÇESTER JUNAJTID  1-0
42′ Xhonson

Spurs fitojnë këtë trofe të rëndësishëm, i pari pas 17 vitesh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular