Dy punonjës të misionit diplomatik izraelit në kryeqytetin amerikan humbën jetën në një sulm të kryer pranë një muzeu hebraik në Uashington.
Viktimat, një burrë dhe një grua, u qëlluan me armë zjarri ndërsa po dilnin nga një aktivitet në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit, thanë burime për partnerin e lajmeve të BBC-së, CBS, duke shtuar se incidenti duket se është i shënjestruar.
Policia e ka identifikuar të dyshuarin si Elias Rodriguez nga Çikago, Illinois. Ai është ndaluar nga autoritetet.
Zëdhënësja e ambasadës izraelite, Tal Naim Cohen, tha në X se: “Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite u qëlluan sonte nga afër, ndërsa merrnin pjesë në një aktivitet hebraik në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit në Uashington DC”, thotë ajo, e cila shprehur besim në autoritetet ligjore per zbardhjen e ngjarjes.
I dyshuari – të cilin policia e ka identifikuar si Elias Rodriguez – brohoriti “Palestina e lirë, Palestina e lirë” ndërsa ishte në paraburgim, tha shefja e policisë së Uashingtonit, Pamela Smith.







