HomeAktualitetZyra e DEA-s aktive edhe në Shqipëri, ambasada e SHBA njoftim: Nëse...

Zyra e DEA-s aktive edhe në Shqipëri, ambasada e SHBA njoftim: Nëse keni informacione për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, na kontaktoni!

spot_img

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, njoftoi sot se linja e sinjalizimit e Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA) është aktive dhe në funksion të qytetarëve për të denoncuar çdo rast të mbi trafikun e drogës apo aktivitetet e pastrimit të parave.

DEA u bën thirrje të gjithë personave që zotërojnë të dhëna në lidhje me këto çështje që të kontaktojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e DEA-s përmes aplikacionit WhatsApp në numrin +1 571 502-7846 ose përmes email-it në:

Ambasada siguron se çdo informacion i dërguar prej tyre do të mbahet i fshehtë.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara,” thuhet në njoftim.

Mesazhi i Ambasadës së SHBA

Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në:

Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular