HomeKronike42-vjeçari qëllon mjeken me pistoletë me gogla në QSUT, gjatë arratisjes lëndon...

42-vjeçari qëllon mjeken me pistoletë me gogla në QSUT, gjatë arratisjes lëndon dy efektivë

spot_img

Policia e Tiranës sqaroi ngjarjen e paradites së kësaj të premte, ku makina të shumta policie u vunë në ndjekje të një Range Rover në kryeqytet.

Pas një ndjekjeje me shpejtësi në rrugë, ku shoferi i Range Rover-it, një 42-vjeçar, përplasi edhe makinat e policisë, nga ku mbetën të lënduar dy policë të Rrugores, u bë e mundur ndalimi i këtij personi.

Sipas policisë, 42-vjeçari i dyshuar me probleme të shëndetit mendor kishte qenë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, nga ku kishte nxjerrë një pistoletë lodër me gogla dhe kishte qëlluar një mjeke në gjymtyrët e poshtme.

Pasi ka kryer këtë veprim, ai ka hipur në një makinë Range Rover dhe është larguar.

Menjëherë forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tij, ku gjatë tentativës për t’u larguar, 42-vjeçari ka përplasur me automjetin që drejtonte tre automjete policie.

Nga përplasjet u dëmtuan lehtë dy punonjës policie të qarkullimit rrugor të Tiranës.

Rreth orës 09:00, shtetasi E. V., 42 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar me pistoletë lodër (me gogla), në drejtim të gjymtyrëve të poshtme, një mjeke të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe është largohet me automjet nga ambientet e kësaj qendre. Menjëherë pas marrjes dijeni, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje këtij shtetasi, kanë mundur ta kapin dhe kanë kryer shoqërimin e tij, në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Gjatë tentativës për t’u larguar, 42-vjeçari ka përplasur me automjetin që drejtonte, 3 automjete policie. Nga përplasjet u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit“, tha policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular