HomeSportFOTO/E fton Gjermania por e kërkon Shqipëria! Sulmuesi i Bundesligës shfaqet si...

FOTO/E fton Gjermania por e kërkon Shqipëria! Sulmuesi i Bundesligës shfaqet si tifoz në… Elbasan

spot_img

Një prej emrave që FSHF dhe trajneri Silvinjo kanë piketuar prej kohësh si një afrim potencial te Shqipëria është edhe ai i Nelson Vaiper. Sulmuesi i talentuar, ia ka dalë të bëjë debutimin e tij te ekipi i parë i Mainc në Bundesligë, teksa edhe ka arritur të lërë shenjën e tij me gola në elitën e futbollit gjerman.

Vëllai i 20-vjeçarit, portieri Henrik Vaiper, ka luajtur me kombëtaret e moshave të Shqipërisë dhe në FSHF, shpresojnë që të bindin tashmë edhe sulmuesin të ndjekë të njëjtat hapa dhe të veshë fanellën kuqezi.

Pengesë për momentin bëhet fakti se Nelson Vaiper, është rregullisht pjesë e kombëtareve të moshave të Gjermanisë. Kjo e fundit e ka grumbulluar rregullisht dhe së fundmi, e ka përfshirë në listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në fazën finale të Europianit të kësaj grupmoshe.

Por ndërkohë, një postim i tij në rrjetet sociale, shton më shumë kureshtjen rreth të ardhmes së sulmuesit. Djaloshi, i cili ka të ëmën nga Kuçova dhe babain gjerman, gjendet në këto ditë në vendin tonë dhe ai ka hedhur në rrjete sociale një foto nga stadiumi “Elbasan Arena sot, duke ndjekur ndeshjen e U17 mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Kushedi për cilën prej skuadrave ka bërë tifo…

WhatsApp Image 2025-05-22 at 10.26.36 PM
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular