HomeAktualitetKushte atmosferike të paqëndrueshme, ja zonat ku do të ketë reshje shiu!...

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, ja zonat ku do të ketë reshje shiu! Njihuni me parashikimin e motit për sot

spot_img

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në të gjithë territorin e vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura, veçanërisht të theksuara në zonat veriore dhe lindore.

Reshjet e shiut do të shfaqen që në orët e para të mëngjesit në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht në qendër, me intensitet të ulët dhe karakter të herëpashershëm.

Nga mesdita, reshjet do të përqendrohen në relievet malore dhe më pas do të ndërpriten gradualisht në të gjithë territorin, për t’u riaktivizuar sërish në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kryesisht në veriperëndim.

Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndim – juglindje, me shpejtësi mesatare deri në 10 m/s. Në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare, pritet që era të fitojë intensitet më të lartë, duke arritur deri në 20 m/s.

Deti parashikohet me valëzim të forcës 3 deri në 4 ballë, çka mund të ndikojë në lundrimet detare, ndaj këshillohet kujdes i shtuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular