Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali ka urdhëruar mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare më 29 Maj në orën 12:00.
Kuvendi do të rikthehet për herë të parë që pas mbylljes së tij për zgjedhjet e 11 Majit.
“URDHËROJ: Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 29.5.2025, ora 12:00”, thuhet në vendim.
Ndërkohë në të njëjtën ditë do të mblidhet edhe Konferenca e Kryetarëve që do mbahet në sallën “Pjetër Arbnori” në orë:10:00.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve do të merret vendimi për:
- Shqyrtimin e projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025.
- Shqyrtimin e projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025.
- Raportin e monitorimit për periudhën 1 janar – 31 mars 2025, për ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropian pë vitin 2024.