HomeKronikeDetaje nga helmimi i fëmijëve në një kopsht të Gramshit! Dyshohet se...

Detaje nga helmimi i fëmijëve në një kopsht të Gramshit! Dyshohet se konsumuan ushqim me salmonelë, merren dhjetëra mostra për analiza laboratorike

spot_img

Detaje të reja dalin lidhur me rastin e helmimit të fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit.

Burime jo zyrtare bënë me dije se analizat te rreth 70 fëmijë treguan prani të madhe të bakterit të salmonelës, pasi gjatë gjithë kësaj jave dyshohet se dhjetëra fëmijë kanë shfaqur shenja helmimi, i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në kopshtin shtetëror në Gramsh.

Gazetari Fatmir Popja raporton se ky shërbim ofrohet nga një kompani private përmes kateringut.

Mësohet se të miturit i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe analizave, por ende nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me situatën. Fillimisht prindërit kishin dyshuar për gjendje gripale të fëmijëve, por analizat e kryera treguan se ata ishin helmuar nga ushqimi.

Ndërkaq mësohet se alarmin për situatën e krijuar nga dyshimet për helmim masiv nga ushqimi në një nga kopshtet publike me drekë në qytetin e Gramshit e ka dhënë fillimisht mjekja pediatre e Spitalit në këtë qytet ku ishin paraqitur katër rastet e para të fëmijëve të kopshit.

Situata sipas autoriteteve është vlerësuar menjëherë. Aktualisht më Spitalin e Gramshit nuk ka asnjë fëmijë të shtruar dhe situata është normalizuar.

Nga të paktën 70 mostra të marra për analiza laboratorike, janë veçuar 30 për ekzaminim dhe deri tani vetëm një rast është konfirmuar që kemi të bëjmë me helmim nga ushqim i kontaminuar me salmonelë.

Përgjigjet për analizat e fëmijëve të tjerë priten nga nesër dhe në vazhdim.

Dyshimet paraprake janë se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania e shërbimit katering

Nga ana tjetër analizat ushqimore për ushqimin e dyshuar nuk janë ende zyrtare për shkak të kohës që nevojitet.

Autoritetet e Agjencisë Kombëtare të Ushqim, pritet të marrin mostra të tjera dhe të kryejnë kontrolle .

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular