HomeLifestyleNga Oriola Marashi, tek Xhensila Myrtezaj, vajzat e ekranit nisin verën! Imazhet...

Nga Oriola Marashi, tek Xhensila Myrtezaj, vajzat e ekranit nisin verën! Imazhet “hot” të personazheve VIP në rrjetet sociale

spot_img

Për vajzat e njohura të ekranit, vera ka mbërritur. Me rritjen e temperaturave, edhe VIP-at kanë vendosur që të ngrenë temperaturat në rrjetet e tyre sociale. Tashmë që vera po afron, jemi të sigurt që të shumtë do t’i kemi pozat hot në Instagram.

Ndonëse temperaturat kanë pësuar ulje-ngritje gjatë ditëve të fundit, duket se disa prej tyre e kanë shijuar stinën që është duke ardhur. Destinacioni i përzgjedhur patjetër që ka qenë deti. Mes fotove sensuale, buzë detit, këto janë disa nga emrat e njohur që këtë javë na kanë ‘qerasur’ me fotot provokuese.

XHENSILA MYRTEZAJ

Ditë relaksi edhe për Xhensilën. Këngëtarja e ka verën thuajse të gjithën të bllokuar me koncerte të shumta, ndaj edhe pushimet për të nisin herët. Së bashku me dy fëmijët e saj, Ajkën dhe Amen, këngëtarja ka vendosur që të arratiset për disa ditë relaksi. Në rrjetet sociale ka qenë vetë Xhensila ajo që ka publikuar disa shkrepje, ku duket se alternon më së miri ditët si mama me kohë të plotë dhe dëshirën për të pushuar disi.

xhensila myrtezaj

E kur flasim për të, e dimë që pozat ku shfaqet si gjithnjë në top formë nuk do të mungojnë. Këtë herë, Xhensila ka pozuar brenda në pishinë, ku ka preferuar që mos të ekspozojë trupin, por të shijojë pushimet me dy fëmijët e saj. Kujtojmë që pas ndarjes nga Bes Kallaku, këngëtarja zgjedh t’i bëjë pushimet me dy fëmijët e saj. Sapo përfundon agjendën e ndeshur, nga rrjetet sociale e shohim teksa bashkë me fëmijët, ajo zgjedh destinacione speciale për të shijuar disa ditë qetësie.

ALESIA BAMI

Alesia sapo na lajmëroi se kjo verë do të jetë e nxehtë prej saj. moderatorja ka publikuar në rrjetet sociale disa foto, nga ditët e saj të pushimit. Me dekoltenë e ekspozuar, ajo ka vendosur që të provokojë ndjekësit me postimet e reja. Si gjithnjë, prezantuesja ka preferuar që mos ta zbulojë as destinacionin ku ka pushuar, dhe as personat që e shoqërojnë në këto ditë. Por ajo që me siguri konfirmon, është fakti se prej saj këtë verë duhet të presim shumë, të paktën nga postimet në Instagram.

alesia bami (2)

Kujtojmë që vit pas viti, pushimet e Alesias kanë rënë në sy të mediave, pikërisht për destinacionet luksoze që zgjedhë, por edhe për pozat sensuale që zgjedhë të pozojë. Mbetet për t’u parë nëse këtë vit, moderatorja do të vendosë të na prezantojë edhe me partnerin, apo do të mjaftohemi vetëm me fotot e saj nga destinacionet luksoze.

alesia bami (1)

ORIOLA MARASHI

Modelja e njohur Oriola Marashi nuk ka të ndalur me fotot provokuese që poston në rrjetet sociale. Për të nuk bën dallim nëse është verë apo dimër, Oriola do të jetë gjithmonë aty ku është dielli për të vizituar bregdetin dhe e veshur me bikini të ekspozojë format e saj bombastike.

oriola marashi (2)

Së fundmi modelja ka postuar në InstaStory-n e saj disa foto me të cilat nuk i ka lënë vend imagjinatës. Në njërën nga imazhet ajo shfaqet duke fotografuar veten para pasqyrës e veshur me disa bikini ku dominojnë ngjyrat e errëta, në Story-n pasardhëse Oriola ka çmendur rrjetin teksa ekspozuar gjoksin e saj dhe trupin ngjyrë çokollatë.

oriola marashi (1)

DOJNA MEMA

Edhe për Dojnën kjo ka qenë një periudhë e ngarkuar, pas disa kohësh mungesë në ekran, ajo tashmë është rikthyer me kohë të plotë. Krahas punës si moderatore në emisionin investigativ, ajo gjen kohë edhe për të shijuar pak detin me familjen, në Instagramin e Dojnës, janë publikuar foto, nga jugu i vendit, si zgjedhja e familjes për të kaluar një fundjavë larg zhurmës dhe stresit të Tiranës.

dojna mema (1)

Bashkë me të dhe bashkëshortin e saj nuk ka sesi të mungojë edhe djali i çiftit, Nolan Sol. Një foto nga deti, ku aktorja shfaqej me bikini na mori vëmendjen. Duke qenë se Dojna zakonisht nuk preferon që të postojë foto me bikini, na bëri jo pak hapi kjo përzgjedhje. Megjithatë, duhet thënë se ajo vijon të mbetet në një formë perfekte fizike, si dhe një nga imazhet më të bukura në ekranet tona.

dojna mema (2)
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular