HomeAktualitetRrëmbehet dhe torturohet për 5 orë rresht me kaçavidë dhe thikë djali...

Rrëmbehet dhe torturohet për 5 orë rresht me kaçavidë dhe thikë djali i biznesmenit të njohur në Athinë! Autorët i kërkuan 25 mijë euro dhe…

spot_img

Djali i një biznesmeni të njohur në Athinë është rrëmbyer dhe është mbajtur peng për plotë 5 orë.

Në foto këngëtari i përfshirë në rrëmbimin e djalit të biznesmenit, si edhe pamje nga lëndimet që mori 24-vjeçari
Në foto këngëtari i përfshirë në rrëmbimin e djalit të biznesmenit, si edhe pamje nga lëndimet që mori 24-vjeçari

Mediat greke nuk kanë publikuar ende identitetin e të riut që u mor peng.

Sakaq mësohet se djali i biznesmenit u torturua për plot pesë orë nga autorët, të cilët i kërkuan në këmbim të lirisë 25 mijë euro, një motor dhe një orë luksoze.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 6 maj, ndërsa publike për mediat u bë sot 24 maj.

Siç raportojnë mediat greke autorët e torturuan 24-vjeçarin në makinë me thikë dhe kaçavidë gjatë gjithë rrugës nga Hymettus në Saronida.

Pas pesë orësh dhunë 24-vjeçari u detyrua të fliste me miqtë në telefon për të mbledhur shumën e kërkuar të parave.

Ndërkaq autorët u përpoqën të përdornin një mjet prerës për t’i prerë gishtat të riut, por nuk e përfunduan veprimin pasi 24-vjeçari rezistoi fort.

Më pas, autorët së bashku me djalin e biznesmenit u nisën në zonën e Glyfadës , për të marrë një pjesë të shumës së parave që kërkuan. Gjatë rrugës, 24-vjeçaru i shpëtoi autorëve dhe njoftoi një mik.

Mediat greke bëjnë me dije gjithashtu se mes autorëve është edhe këngëtari i njohur Ivan Greko.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular