Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani u surprizua nga babai i saj, ish-diplomati Çlirim Çepani, teksa ishte e ftuar në “S’e Luan Topi” në Top Channel.
Ai e përshkoi Gerti Bogdanin, si një njeri të mirë, ndërsa theksoi se e donte si djalin e tij.
Më tej Çlirim Çepani foli për telefonatën e fundit me dhëndrin e tij, një ditë para se të ndërronte jetë.
Pjesë nga biseda në studio:
Çlirim Çepani: Momentet tona ishin të vështira, por kemi forcën. Do të kalojmë çdo gjë. Sa hyra u befasova se me doli fotografia e Gretit, mu duk sikur u ngjall. E kisha si fëmijën tim, jo si dhëndër, por jeta i ka këto. Do t’i ka kalojmë. Edlira është tepër e fortë, shumë e zgjuar, është një njeri që sfidon pavarësisht fatkeqësisë. I kanë ngjarë edhe fëmijët.
Jam shumë krenar për Edlirën, jo vetëm për qëndrimin e saj. Është kënaqësi e madhe e prindërit kur fëmija lë një emër të mirë. Gerti ishte djalë i shkëlqyer, me medalje ari. La një emër shumë të mirë, e donte familjen, na donte ne, edhe unë e doja si djalin tim.
Edlira Çepani: Nuk ka gjë më të bukur se të arrish të bësh krenarë prindërit.
Çlirim Çepani: Nuk rri dot pas takuar fëmijët e Edlirës dhe atë vetë.
Natën e fundit, ishte në një emision për zgjedhjet në Amerikë dhe më merr në darkë vonë. Kur mbaroi vonë më merr ne telefon, sikur u ndamë. Më thotë ‘më ndoqe?’, ‘të ndoqa fjalë për fjalë’ i thashë. I thashë ‘shkëlqyeshëm në çdo gjë, në pjekurinë dhe anën diplomatike’. Ishte telefonata e fundit.