Sali Berisha, non grata nga SHBA, i bëri thirrje Donald Trump që të shpallë grupet kriminale shqiptare si grupe terroriste. Komenti i Berishës erdhi pas operacionit Ura, përmes të cilit u shkatërrua një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës.
“Në qeverinë e SHBA ka një ndryshim cilësor e të rëndësishëm. Prokuroria e Përgjithshme Bondi flet për kartele droge. Presidenti Donald Trump kartelet e drogës në disa vende i ka shpallur si grupe terroriste.
I bëj thirrje Trump dhe qeverisë së SHBA të deklarojë të terroriste grupet shqiptarë që janë ndër më të rrezikshmet në rajon, Evropë dhe botë, që lëvizin miliarda euro para droge dhe që i lajnë lirshëm pa asnjë lloj kufizimi me firmën e Ramës.
Deklarimi organizata terroristë i organizatave të mëdha mafioze shqiptare, kontribut i madh për sigurinë në Shqipëri, rajon në NATO dhe Europë.
Garantoj se PD është gati të paraqesë çdo provë që vërteton implikimin e Ramës, Taulant Ballës, Ervin Hoxhës e shumë të tjerëve në këto kartele.
Theksoj se dita e djeshme shënon një moment kthese të rëndësishme për shqiptarët dhe jo vetëm
Dita e djeshme shënon një pikë kthese, damkosjen e grupeve kriminale, të lidhura me qeverinë, me Edi Ramën, si kartele droge. Të gjithë ata që hezitonin apo u dukej pak si e largët etika e narkoshtetit në Shqipëri tani nuk duhet të kenë më asnjë dyshim.
Shqipëria është shtetit i kartelit të drogës. Kartelet e drogës në Shqipëri janë edhe vendimarrësit më të fuqishëm, në qeveri, parlament, në qeveritë vendore, ato diktuan me dhunë e drogë, rezultate zgjedhjesh në zgjedhjet e fundit duke e transformuar zgjedhjet e majit në farsën elektorale më të shëmtuar”, tha Berisha.