Bazeli triumfoi me rezultatin 4 me 0 ndaj Luzernit ditën e sotme në ndeshjen e fundit të Taulant Xhakës si futbollist aktiv.

Emocionet ishin të shumta ende pa nisur ballafaqimi. Para ndeshjes së 407-të dhe të fundit Taulant Xhaka u përshëndet me të pranishmit.
“Është vështirë për mua sepse janë minutat e fundit për Bazelin. Por kam dhënë gjithçka nga vetja”, ka thënë 34-vjeçari.
Pas 34 minutave, që lidhej me numrin e fanellës që ai mbante veshur, Taulant Xhaka u largua nga fusha e “St. Jakob-Park” për herën e fundit.
Baseli ishte duke fituar 1-0 falë golit të Albian Ajetit. Për Xhakën pati koreografi të speciale nga tifozët.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, në javën e kaluar e fitoi titullin e shtatë, ndërsa i ka edhe katër Kupa të Zvicrës. Të pestin e ka shansin ta fitojë javën e ardhshme ndaj Bielit.
Xhaka i ishte bashkuar të rinjve të Baselit në vitin 2003. I pranishëm në ndeshjen përshëndetëse ishte edhe vëllai i vogël, Granit Xhaka, mesfushori i Leverkusenit.

Ai dha sinjale se mund të kthehet. “Njëri Xhakë po largohet, por një tjetër do të vijë shpejtë këtu!”, ka deklaruar Granit Xhaka.