Një prej grupeve më të fuqishme kriminale në Durrës dhe 2 nëngrupe të tjera me qendër në Bari Itali, që bënin trafikun ndërkombëtar të drogës në Evropë e deri në Amerikën Latinë është shkatërruar nga një megaoperacion i SPAK dhe antimafias italiane. GJKKO dhe Gjykata e Barit konfirmuan 52 masa sigurie, 49 prej të cilave arrest me burg. Në Shqipëri janë sekuestruar edhe miliona euro pasuri.
Është kjo një goditjeve më të fuqishme në vend që meriton përgëzime për punën e madhe që është bërë dhe se një akti i tillë meriton falënderimin e çdo qytetari shqiptarë sikurse dhe politika duhet ta përshëndes dhe mbështesë. Por në këtë rast opozita është mjaftuar vetëm në makro të denoncimit të skandalit që nuk mund të fshihet më sepse drejtësia veproi. Në këtë aksion siç duket ka dhe të afërm të opozitarëve të ndaluar apo shpallur në kërkim sikurse dhe denoncimin për hotelin 10 katësh të Visit të Pojës në Durrës duhej denoncuar para operacionit. Krimi duhet denoncuar para ose dhe pas fushate elektorale, në mënyrë sistematike sepse është një e mirë që i bëhet publikut.
Operacioni “Ura” me 52 masa arresti, pse deputetët e PD Durrës nuk i japin zë skandalit?
RELATED ARTICLES