HomeKronikePlagoset me armë zjarri 48-vjeçari në Tiranë, çfarë ndodhi në zonën e...

Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari në Tiranë, çfarë ndodhi në zonën e Freskut

spot_img

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme (25 maj) në zonën e Freskut, në Tiranë.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A.K, 48 vjeç, ka mbërritur në spital me plagë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Ai ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur teksa ishte duke e pastruar armën e zjarrit pistoletë, të cilën e posedon me leje dhe se aksidentalisht është plagosur.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.05.2025, rreth orës 21:20, është paraqitur për mjekim në spital i plagosur me armë zjarri shtetasi A.K, 48 vjeç, banues në Fresk, i cili ka deklaruar se duke pastruar armën e zjarrit, pistoletë, të cilën e posedon me leje, aksidentalisht është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular