HomeEkonomiFED Invest dhe CEB bashkojnë forcat për të fuqizuar sipërmarrësit dhe fermerët...

FED Invest dhe CEB bashkojnë forcat për të fuqizuar sipërmarrësit dhe fermerët në Shqipëri: Do të mbështesë mbi 3,000 mikro-ndërmarrje dhe ferma dhe krijojë 250 vendeve të reja pune

spot_img

Tiranë, Shqipëri – Maj 2025– FED Invest ka kënaqësinë dhe nderin të njoftojë një partneritet strategjik me Bankën e Zhvillimit të Këshillit të Evropës (CEB), me qëllim përmirësimin e përfshirjes financiare dhe mbështetjen e sipërmarrjes në të gjithë Shqipërinë. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, synojmë të forcojmë aksesin në shërbime financiare dhe edukim financiar, veçanërisht në zonat rurale të nënpërfaqësuara.

Falë një huaje prej 10 milionë eurosh të akorduar për FED Invest dhe të garantuar nga Llogaria për Ndikimin Social e CEB, ky program do të mbështesë punësimin dhe aktivitetet gjeneruese të të ardhurave për grupet vulnerabël. Qëllimi është lehtësimi i aksesit në burime financiare për mikro-biznese dhe individë me pak ose aspak mundësi për të përfituar nga sistemi tradicional bankar.

Huaja nga CEB do të mbështesë aktivitetin mikrofinanciar të FED Invest, me fokus të veçantë në zonat rurale. Pritet që projekti të:

  • Mbështesë mbi 3,000 mikro-ndërmarrje dhe ferma
  • Kontribuojë në krijimin e të paktën 250 vendeve të reja pune

Gjithashtu, një grant asistence teknike prej 49,000 eurosh nga Llogaria e Rritjes Gjithëpërfshirëse Sllovake do të financojë programet e edukimit financiar të FED Invest për banorët e zonave rurale, me fokus të veçantë tek gratë.

Përfituesit finalë: Mikro-sipërmarrës, gra sipërmarrëse, mikro-ndërmarrje dhe fermerë të vegjël në komunitetet rurale në të gjithë Shqipërinë.

Ky partneritet përfaqëson një hap të rëndësishëm në misionin e FED Invest për të promovuar fuqizimin ekonomik, jetesën e qëndrueshme dhe kohezionin social në vend.

👉 Lexoni më shumë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular