Kandidati i PD-së në listë të hapur, Myslym Murrizi, ka “shpërthyer” në Top Story me kritika ndaj Partisë Demokratike dhe Sali Berishës.
Ai u shpreh se kodi zgjedhor është një ‘monstër’ dhe se dënon shumë kandidat që të marrin mandat, pavarësisht votave të tyre, duke kërkuar 100% lista të hapura.
“Sali Berisha duhet të thotë, siç ka thënë në firmat piramidale, që ka gabuar në pazarin e prillit të 2008-ës kur ka bashkuar votat me Ramën për këtë kod zgjedhor. Duhet të dalë dhe ta thotë, se më ka dalë llapa lesh duke e thënë në çdo mbledhje. Ky është kodi më monstër që ka ky vend, që një parti mund të marrë 100 mijë vota dhe nuk merr mandat në asnjë cep të Shqipërisë. Shqipëria duhet të jetë një zonë zgjedhore dhe lista 100% të hapura. Berisha bashkoi votat në korrik të 2024-ës, duke mashtruar me Oertin dhe Gazin, që është detyrim i Gjykatës Kushtetuese. Zero detyrim ishte. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi si pasojë e goditjes së Myslym Murrizit. Unë e çova në Gjykatë Kushtetuese, se Luli ishte në gjumë, kishte frikë ta çonte. Dhe Gjykata tha që hersi është anti-kushtetues”, tha si fillim Murrizi.
Më pas ai shtoi se 2-3 deputetë të PD-së në listë të mbyllur do të arrestohen dhe ai do të kalojë në Parlament.
“Mund të ikin vetë ata të së mbyllurës se nuk i tremb as unë e as Iliri (Alimhemeti). Se do hyjnë ca në burg, ja po e them tani. Dhe nuk i fus në burg unë, por do i fusë llumi i vetë. Shumë informacion. A kam gënjyer ndonjëherrë tani këto 10 vite? Mbaje si bast”, shtoi Murrizi.