HomeEkonomiKufizohen transaksionet ‘cash’! Rregullorja e re e bankës: Këmbim valutor mbi 1...

Kufizohen transaksionet ‘cash’! Rregullorja e re e bankës: Këmbim valutor mbi 1 mln lekë, vetëm nëpërmjet bankave

spot_img

Projekt-rregullorja e re e vendosur nga banka e Shqipërisë ka caktuar për herë të parë limite mbi veprimet në para fizike të kryera nga zyrat e këmbimit valutor.

Të gjitha pikat e exchangeve nuk do të lejohen të kryejnë transaksione në ‘cash’, që tejkalojnë një shumë prej një milion lekësh. Përndryshe ky veprim duhet të kryhet nëpërmjet llogarive bankare.

Banka e Shqipërisë ka kryer disa ndryshime në rregulloren për licencimin veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor duke forcuar kushtet për këto subjekte. Me qëllim zbutjen e informalitetit dhe luftimin e pastrimit të parave, kufizimet do të përfshijnë kryesisht qarkullimin e parasë cash.

“Subjekti i licencuar, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së këmbimit valutor, nuk kryen transaksione në para fizike (cash), të cilat tejkalojnë një shumë prej 1,000,000 (një milion) lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja, Transaksionet që tejkalojnë këtë shumë kryhen nëpërmjet llogarive bankare.”

Kufizimet nuk do të ndalen vetëm në transaksione por dhe në paratë që këto subjekte mbajnë gjatë një dite.

Pikat e këmbimit valutor gjatë ushtrimit të veprimtarisë nuk do të lejohet të mbajnë në arkë cash mbi baza ditore, më të larta se vlera e kapitalit fillestar minimal.

Sipas rregullores së re, të gjitha zyrat e këmbimit do të jenë të detyruara të mbajnë dokumentacion për çdo transaksion, të identifikojnë klientët dhe të raportojnë në rast të ndonjë dyshimi për veprimtari të paligjshme.

Nëse kufizimet e vendosura nuk do të zbatohen, projektrregullorja e re parashikon gjoba me vlerë deri në 1 milionë lekë.

Rregullave e reja përfshijnë zbatimin e tyre nga 604 zyra të këmbimit valuator të licencuara në të gjithë vendin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular