Mesfushori shqiptar Ardon Jashari është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në kampionatin e Belgjikës.
Ky çmim vjen si shpërblim për paraqitjet fantastike që Jashari ka pasur për klubin e tij, Klub Bryzh, në mënyrë konsistente gjatë tërë sezonit.
Jashari këtë sezon ka bërë 35 paraqitje në kampionat, ku 31 prej tyre kanë ardhur nga minuta e parë. 22-vjeçari ka kontribuar në këtë proces me tre gola dhe katër asistime.
Gjithsesi Klub Bryzh nuk ia doli që të triumfojë në fund. Ata përfunduan me 53 pikë të grumbulluara në vendin e dytë, me Union Saint-Gilloise që u shpall kampion me 56 pikë.
