HomePolitikeOpozita mori 320 mijë vota më pak se PS në 11 Maj,...

Opozita mori 320 mijë vota më pak se PS në 11 Maj, Berisha: Kontrata me LaCivita ia vlejti, bëri fushatën më të suksesshme

spot_img

Pavarësisht se humbi me 320 mijë vota më pak në zgjedhjet e 11 majit, kryedemokrati Sali Berisha tha se ia vlejti kontrata me Chris LaCivita.

Berisha: Kontraktimi i Cris LaCivita, yllit të suksesit botëror elektoral, bashkëkryestrategut të rikthimit më të fuqishëm në historinë e njerëzimit, Presidentit Trump, mendoj se ishte akti më i mirë dhe më i rëndësishëm që bëri PD-ja. Sali Berisha ka një eksperiencë të gjatë elektorale, nëse do ecja në fushatën elektorale pa një ekspertizë, do të gaboja. Këshilltari elektoral merret si një garant i fushatës, besoj se ai drejtoi fushatën më të suksesshme në histori. Ai solli vlerësimet e tij. Udhëzimet janë marrë parasysh plotësisht. Kjo tregon qartë se farsa elektorale nuk fitohet kurrë nga opozita. Kontrata do jetë transparente në afatin që përcakton ligji. Ia vlente shumë (kontrata me LaCivita). Kjo është një betejë e një rëndësie të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular