HomeSportPlasin telashet të Bajerni, bavarezët lënë nëpunësit në shtëpi por marrin gratë...

Plasin telashet të Bajerni, bavarezët lënë nëpunësit në shtëpi por marrin gratë e futbollistëve në Botërorin e Klubeve

spot_img

Bajern Mynih duket se po përjeton një moment të turbullt për shkak të vendimit të fundit që kanë marrë drejtuesit e klubit bavarez. Ata kanë vendosur që të lënë në shtëpi shumë punëtorë të klubit, duke mos i marrë me vete në Botërorin e Klubeve. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për partneret dhe familjarët e futbollistëve.

Klubi kishte argumentuar se udhëtimi në SHBA nuk do të bëhej nga të gjithë nëpunësit, duke argumentuar me shkurtimin e shpenzimeve, në një situatë që la shumë të pakënaqur. Por ndërkohë, klubi ka miratuar një fond për udhëtimin e familjeve të futbollistëve, gjë që ka acaruar jo pak situatën sipas “Bild”.

Edhe pse një pjesë e futbollistëve janë milionerë dhe përfitojnë shuma me të cilat mund të përballojnë lehtësisht shpenzime të tilla, ato të familjarëve për udhëtimin dhe akomodimin do të mbulohen nga klubi, pasi cilësohen aktivitet “ekstra” për lojtarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular