HomeKronikeSherr në një berberhane në Romë, 29-vjeçari shqiptar arrestohet për tentativë vrasjeje

Sherr në një berberhane në Romë, 29-vjeçari shqiptar arrestohet për tentativë vrasjeje

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën Centocelle të Romës, ku një debat brenda një berberhaneje përfundoi në dhunë. Gjatë një sherri për një arsye të parëndësishme, një 29-vjeçar shqiptar goditi me gërshërë në qafë një 24-vjeçar indian, punonjës i berberhanes, dhe më pas u largua në këmbë nga vendngjarja.

Ngjarja ndodhi gjatë orarit të punës në rrugën “Filippo Parlatore”. Viktima u transportua me urgjencë në spitalin “Umberto I”, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por nën mbikëqyrje mjekësore.

Pas ngjarjes, karabinierët morën dëshmi nga të pranishmit dhe analizuan pamjet e kamerave të sigurisë. Brenda disa orësh, ata identifikuan autorin e dyshuar dhe nisën kërkimet.

29-vjeçari shqiptar, pa vendbanim fiks dhe me precedent penal, u kap të nesërmen në mëngjes në një park në lagjen Tor Sapienza. Ai po qëndronte në parkun “Prampolini”, ku u arrestua nga karabinierët.

Hetimet zbuluan gjithashtu se i riu ishte arratisur më parë nga arresti shtëpiak në Guidonia dhe kishte një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Mbikëqyrjes në Romë për vepra penale të mëparshme si trafik droge, falsifikim dhe rezistencë ndaj policisë.

29-vjeçari është dërguar në burgun e Rebibbias dhe po hetohet për tentativë vrasjeje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular