Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontroll në banesën e një prej deputetëve socialist në Elbasan në kuadër të hetimeve të krimeve zgjedhore.
Raportohet se kontrolli i banesës është kryer pak ditë më parë në qytetin e Elbasanit dhe ligjvënësi i PS i përket legjislaturës së fundi.
Sipas burimeve janë sekuestruan shuma të konsiderueshme parash dhe dokumente kompromentuese lidhur me çështjet zgjedhore.
Ndërkohë, ditën e sotme një delegacion i përfaqësuesve të lartë të SPAK dhe BKH zhvilluan një takim të rëndësishëm pune me drejtuesin e Prokurorisë Elbasan, Kreshnik Ajazi.
Takimi u fokusua në shkëmbimin e informacioneve operacionale, shqyrtimin e ecurisë së çështjeve penale të hapura dhe analizimin e praktikave hetimore që po ndiqen për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të përfshirë në manipulime zgjedhore.
Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se po hetohen disa raste konkrete që lidhen me blerje vote, kërcënime ndaj votuesve, përdorim të paligjshëm të burimeve shtetërore gjatë fushatës si dhe përfshirje të personave me precedentë penal në fushatat elektorale.