HomeKryesoreZgjedhjet e 11 majit, ambasadori Gonzato: Të miratohet një reformë gjithëpërfshirëse elektorale,...

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori Gonzato: Të miratohet një reformë gjithëpërfshirëse elektorale, duke përfshirë edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR

spot_img

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ishte në Korçë në kuadër të Javës së Evropës 2025.

Nga qyteti juglindor, Gonzato ka folur për zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se është koha tashmë që qeveria shqiptare por edhe parlamenti të miratojë një reforma gjithëpërfshirëse zgjedhore, e cila të përfshijë të gjitha rekomandimet e shkuara e të tashme nga OSBE/ODIHR.

Pyetur lidhur me qëndrimet e opozitës për mosnjohjen e zgjedhjeve, Gonzato u përgjigj duke thënë se “çdo parti e cila mendon apo ndjen se ka patur parregullsi, patjetër le t’i raportojë ato e të ankohet te organet përkatëse që janë organet që administrojnë zgjedhjet dhe natyrisht edhe te organet përkatëse. Kjo është mënyra se si duhet të shkojnë gjërat.”

Pjesë nga prononcimi për mediat:

Si i sheh zgjedhjet e 11 Majit sipas raportit te OSBE/ODIHR?

Gonzato: Nuk e di nëse kanë dalë rekomandimet përfundimtare, por natyrisht që kam parë rekomandimet paraprake. Ka patur gjithashtu një deklaratë shumë të qarte nga Brukseli dhe është një element që unë dua ta përmend, që unë e kam shumë kryesor siç e ka thënë dhe përfaqësuesja e lartë Kaja, është koha tashmë që qeveria shqiptare por edhe parlamenti të miratojë një reforma gjithëpërfshirëse zgjedhore e cila të përfshijë të gjitha rekomandimet e shkuara e të tashme nga OSBE ODIHR. Rezultati dhe përgjegjësia bie mbi qeverinë që të ndërmarrë e të kryejë këtë reformë kaq të gjerë sepse me patjetër që i ka numrat. Nga ana tjetër është dhe pritshmëria e shqiptarëve duke qenë se Shqipëria është në këtë rrugëtim për tu futur në BE.

Standardet e zgjedhjeve?

Gonzato: Në raport me atë çfarë patë, kemi një raport të OSBE/ODIHR i cili pasqyron si kanë qenë këto zgjedhje ndërkohë që i ka njohur me standardet. Ndërkohë që përmenden dhe çështje si përdorimi i burimeve publike por administrimi i zgjedhjeve është përgëzuar nga raporti i OSBE/ODIHR ndaj po e theksoj që kjo është diçka e cila duhet trajtuar nëpërmjet një reforme gjithëpërfshirëse në të ardhmen. Dua të vlerësoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për punën që ata kanë bërë, prokurorinë e përgjithshme, SPAK, që do të thosha ka qenë një bashkëpunim ekzemplar.

Qëndrimet e opozitës për mosnjohjen e zgjedhjeve, a do te ndikojnë në rrugëtimin për në BE?

Gonzato: Do doja të thosha që çdo parti e cila mendon apo ndjen se ka patur parregullsi, patjetër le ti raportojë ato e të ankohet te organet përkatëse që janë organet që administrojnë zgjedhjet dhe natyrisht edhe te organet përkatëse. Kjo është mënyra se si duhet të shkojnë gjërat. Megjithatë shpresoj që të dyja partitë kanë theksuar një sërë herësh dedikimin e tyre ndaj procesit të anëtarësimit dhe përpjekjeve të Shqipërisë për të shkuar drejt BE, do të punojnë realisht në këtë drejtim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular