Studentët e Fakultetit Ekonomik, dega Financë, zhvilluan aktivitetin “Financat shqiptare nën optikën studentore” si një mundësi për të shprehur kreativitetin dhe idetë inovative për të ardhmen e financave.
Përmes prezantimeve dhe analizave të thelluara, 11 grupe me studentë të talentuar dhe të apasionuar pas fushës së financave morën pjesë, duke sjellë prezantime dinjitoze dhe të një niveli të lartë akademik.
Si mbështetëse e këtij kompeticioni, Credins bank dhuroi për 3 grupet fituese tableta, si dhe mundësinë për zhvillimin e intershipeve të specializuara në bankë.