Për vendimin për të ndjekur ëndrrat e saj dhe për t’u diplomuar në shkollën e drejtësisë, Kris Jenner e nderoi publikisht Kim Kardashian.
Vajza e saj, pas gjashtë vitesh përkushtimi dhe përpjekjesh të vazhdueshme, arriti të merrte diplomën.

Në një postim në rrjetet sociale, nëna e Kardashian shprehu krenarinë e saj për arritjen e vajzës, duke e përshkruar momentin e diplomimit si një nga më të ngarkuarit emocionalisht në jetës së saj.

Disa ditë më parë, familja dhe miqtë e saj organizuan një ceremoni private diplomimi për të festuar këtë ngjarje, dhe nëna e saj postoi foto nga momentet e veçanta që përjetuan.

“Kim është avokatja ime!!! Kimberly, jam jashtëzakonisht e mahnitur nga ty!! Të të shoh të ecësh në skenë dhe të diplomohesh nga shkolla e drejtësisë, pas gjashtë vitesh pune të palodhur dhe përkushtimi ndaj këtij programi të vështirë, do të mbetet përgjithmonë një nga momentet e mia më prekëse, më krenare dhe më emocionuese si nëna jote “, shkroi Kris Jenner, duke theksuar vështirësitë e vajzës së saj për të përfunduar një program kaq të vështirë, ndërkohë që vazhdonte aktivitetin e saj të shumanshëm.










