HomeSport“Kam ardhur me ide të qarta”, Igli Tare për median milaneze: Do...

“Kam ardhur me ide të qarta”, Igli Tare për median milaneze: Do të jem një shembull jo vetëm për futbollistët, por edhe për stafin teknik!

spot_img

Drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare, ka dhënë një intervistë për Milan TV, ku ka theksuar se idetë e tij në drejtimin e klubit sportiv janë të qarta.

“Kam ardhur me ide të qarta. Jam shumë entuziast dhe dua ta reflektoj këtë gjë këtu. Dua të jem një shembull jo vetëm për futbollistët, por edhe për stafin teknik dhe po ashtu të bëj më të mirën time edhe në merkato. Futbollistët që vijnë te AC Milan duhet të kuptojnë që të veshësh këtë bluzë është një përgjegjësi e madhe. Gjithçka ndikon në rezultatin final, që përfshin atë që ndodh në fushë dhe vetë rezultatin në fund të ndeshjes.

Milan ka një histori të lavdishme. E njoh dhe e kam ndjekur që fëmijë. Më kujtohet koha e Ray Wilkins dher Mark Hateley. I mbaj mend shumë qartë ato vite, sepse në familjen tim kam fansa të mëdhenj të AC Milan. Të gjithë xhaxhallarët e mi janë milanistë. Kështu që ka qenë gjithmonë një lidhje e fortë

Do të përpiqem të bëj gjithçka që ne të përsërisim në të ardhmen lavdinë e dikurshme, sepse ky klub ka një histori mbreslënëse. Duhjet të prezantojmë projektin tonë sa më shpejt, veçanërisht te tifozët që prësin një reagim të fortë dhe në fakt, këtë duam edhe ne”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular