HomeAktualitetMoti i qëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme! Temperaturat maksimale deri në...

Moti i qëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme! Temperaturat maksimale deri në 27 gradë Celsius, ja zonat ku do të ketë reshje

spot_img

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht të jetë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës e pasdite kryesisht në relievet malore në jug e juglindje të territorit.

Prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut prej orëve të mesditës në zonën e jugut me intensitet të ulët, ndërsa në relievet malore të saj në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra, nga orët e mbrëmjes ndërprerje graduale e tyre.

Temperaturat minimale do të jenë 9 gradë Celsius, ndërsa maksimale 27 gradë.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, në lugina dhe bregdet 10-12m/s Ndërsa deti do të ketë valëzim  1 deri 2 ballë.

Screenshot_2
Screenshot_3
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular