HomeAktualitetSekuestrimi i pasurive, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Sekuestrimi i pasurive, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

spot_img

Ajola Xoxa ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Kjo kërkesë e saj vjen pasi, GJKKO vendosi sekuestrimin e dy pasurive të çiftit.

Ajola Xoxa është në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, ndërsa bashkëshorti i saj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet prej muajsh në qeli.

Në vijim, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të datës 20.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 342 Akti datë 22.05.2025 ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, mbi pasurinë e paluajtshme:
Pasuria nr. dhe shtesë me numër pasurie, ‏regjistruar në ASHK në emër të subjektit tregtar “A. K.” shpk;

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri (njëra prej të cilave shtesë pasurie), të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, ku aktualisht këta shtetas jetojnë.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular