HomeKronikeTRAGJIKE në Itali/39-vjeçari SHQIPTAR përplaset për vd*kje nga një makinë teksa po...

TRAGJIKE në Itali/39-vjeçari SHQIPTAR përplaset për vd*kje nga një makinë teksa po shkonte në punë!

spot_img

Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali pasi u përplas nga një makinë. Viktima është Edmond Gjoci, 39 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Tuoro sul Trasimeno.

Ngjarja ndodhi në rrugën rajonale 71 në zonën e Riccios, një lagje në komunën e Cortonës, pranë kufirit me rajonin e Umbrias.

Gjoci ndodhej në pritje të dikujt që do ta shoqëronte për në punë, kur një makinë e goditi atë në buzë të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit ishte një i ri 19-vjeçar, i sapo pajisur me leje drejtimi.

TRAGJIKE në Itali/ 39-vjeçari SHQIPTAR përplaset për

Ai dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës, ka devijuar nga drejtimi dhe ka përplasur për vdekje Edmond Gjocin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Gjoci la pas bashkëshorten dhe një vajzë të vogël.

Hetimet për të sqaruar dinamikën e saktë të aksidentit po i ndjekin karabinierët e Cortonës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular