HomeAktualitetDEKLARATA E BUJSHME/ Presidenti i Kolumbisë zbulon kreun e bandës shqiptare që...

DEKLARATA E BUJSHME/ Presidenti i Kolumbisë zbulon kreun e bandës shqiptare që ka tentuar ta vrasë

spot_img

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka akuzuar grupin e Dritan Gjikës, të arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe se kanë dashur që të vrasin.

Me anë të një postimi në X, ai pretendon se ata kanë dashur që t’i bëjnë atentat, por kanë dështuar.

“Ky quhet karteli i trafikut të drogës, me qendër në Abu Dhabi. Ata kontrollojnë një rrjet prokurorësh dhe, nëpërmjet CTI-së, portin e Buenaventurës. Ata janë autorët e vrasjes së prokurorit paraguaian Pecci dhe kanë arritur të mbulojnë autorët e vrasjes brenda prokurorisë. Ata kanë tentuar të më bëjnë atentat pa sukses”, shkruan Gustavo Petro.

Screenshot_3

Arrestimi

Dritan Gjika, 47-vjeçari shqiptar u arrestua në Abu Dhabi. Ai ishte një nga personat më të kërkuar në Ekuador për trafik droge, pastrim parash dhe organizatë kriminale.

Gjika, i cili është edhe “koka” e mafies shqiptare në Ekuador akuzohet se ka trafikuar sasi të mëdha droge në Amerikën qendror dhe Evropë.

Ministria e Brendshme ekuadoriane tha në një deklaratë se “Dritan Gjika është bërë një nga burrat më të kërkuar në vend” për trafikimin e drogës, pastrimin e parave dhe operacionet e krimit të organizuar.

Në shkurt të vitit 2024, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ekuadorit e quajti atë udhëheqësin e operacioneve të mafias shqiptare në vend, por ai nuk mundi të gjykohej sepse ishte i arratisur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular