Igli Tare ka gjetur timonierin e ri të Milanit. Do të jetë Masimiliano Alegri, që do të ulet në stolin e kuqezinjve.
Tare i ka çuditur të gjithë me shpejtësinë e arritjes së akordit. Te Milani ishin mësuar me vonesa, plan B dhe C gjatë merkatos, duke lënë shumë zhgënjime te tifozët.
Kjo nuk ndodhi me Taren si drejtor sportiv. Alegrit i është ofruar kontrata e vlefshme për 3 vitet e ardhshme. Do të përfitojë 5 milionë euro në sezon plus bonuset.
Entuziasmi ndihet te tifozët, pasi Milani më në fund po afron një trajner ekspert të Seria A. 57-vjeçari numëron gjashtë tituj kampion. Në vitin 2011 ndërkohë e fitonte me Milanin trofeun më të rëndësishëm në Itali.