HomeAktualitetKontrolle "blic" në burgun e Durrësit, sekuestrohen 10 aparate celularë që përdoreshin...

Kontrolle “blic” në burgun e Durrësit, sekuestrohen 10 aparate celularë që përdoreshin nga të dënuarit

spot_img

Në burgun e Durrësit janë kryer ditën e sotme disa kontrolle “blic”. Burime për medi3et bëjnë me dije se gjatë kontrolleve të kryera në ambientet e burgut, janë sekuestruar 10 aparate celulare, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të burgosurit.

Dy prej këtyre celularëve janë gjetur brenda nëpër qeli, ndërsa të tjerët në rrethimin e jashtëm.

Ky aksion është ndërmarrë me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në kuadër të luftës kundër futjes dhe përdorimit të sendeve të paligjshme brenda institucionit.

 Në vijim pritet dhe një informacion zyrtar nga policia, për të dhë më shumë detaje për këto kontrolle. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular