Një njeri mund të ikë nga Shqipëria, por vështirë që t’i nxjerrësh atdheun nga zemra. E këtë na e vërteton më së miri këngëtarja Parashqevi Simaku.
Ajo zhvilloi këtë të enjte një intervistë për emisionin “Opinion” ku rrëfeu për gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu gjithçka që ka ndodhur me të gjithë këto vite.
Por tashmë lind një pyetje e rëndësishme: Kur do të vijë Parashqevi Simaku në Shqipëri? Përgjigjen e dha, siç u shpreh edhe gazetari Fevziu, si kavajse, qyteti ku ka lindur.https://www.youtube.com/embed/Jdkc2UnFOuo?si=nHoXpaxtCTPyBY7f
Blendi Fevziu: Do vish në Shqipëri?
Parashqevi Simaku: Kismet Zotit, ishalla!
Blendi Fevziu: Fiks si kavajse je përgjigjur.
Ishte dhjetor 2024, kur publiku shqiptar u trondit me mënyrën si Parashqevi Simaku “u rishfaq”. E pastrehë, që jetonte me ndihma vullnetare në rrugët e New York, ishte kjo gjendja e saj. Pavarësisht kësaj, e vetmja gjë që ajo nuk kishte humbur ishte mirësia në portret dhe buzëqeshja që e identifikon.
Pas disa peripecish, por edhe momenteve të shumëpritura për të, siç ishte takimi me djalin, ajo sot duket e qetë dhe në paqe me veten. Për emisionin “Opinion”, ajo u shpreh se gjithçka ndodhi me të, ishte zgjedhje e saj./tvklan.al