HomeAktualitetMos harroni çadrat! Vranësira e reshje shiu, si parashikohet moti për ditën...

Mos harroni çadrat! Vranësira e reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e sotme! Ja sa do të jenë temperaturat

spot_img

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët.

Reshjet e shiut parashikohet të bëhen prezente në orët e mëngjesit, fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e pas orëve të mesditës kryesisht në zonën perëndimore dhe atë qendrore reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri mesatar.

Në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm në juglindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 12 m/s. Valëzimi në det do të jetë 2 deri 3 ballë.

Screenshot_3
Screenshot_4
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular