HomeKryesore“Opozita pësoi humbje turpëruese”- Xhaferri: Problemi që ka Shqipëria sot është zgjidhja,...

“Opozita pësoi humbje turpëruese”- Xhaferri: Problemi që ka Shqipëria sot është zgjidhja, si mund të dilet nga kjo situatë?! PD ka prekur fundin…

spot_img

Deputeti i demokrat, Ferdinand Xhaferri, ka komentuar humbjet e zgjedhjeve parlamentare nga Partia Demokratike duke u shprehur se opozita pësoi humbje turpëruese.

Xhaferri deklaroi se problemi që ka Shqipëria sot është zgjidhja dhe se si mund të dilet nga kjo situatë.

“Mund të bie dakord për të gjitha akuzat që thotë Berisha për abuzimet në zgjedhje dhe i bashkohem atij, por problemi shtrohet a mund të jetë Berisha zgjidhje?”, u shpreh ai.

Ai theksoi “jam i bindur që në këtë gjendje që është PD ka prekur fundin”.

“Keqardhje ndjej për faktin që opozita pësoi një humbje turpëruese, keqardhje ndjej për faktin që po flasim për zgjedhje të manipuluara, jo kush është zgjidhja. Problemi kryesor që ka Shqipëria sot është ‘kush është zgjidhja, si mund të dilet nga kjo situatë’. Mund të bie dakord për të gjitha akuzat që thotë Berisha për abuzimet në zgjedhje dhe i bashkohem atij, por problemi shtrohet a mund të jetë Berisha zgjidhje?

A mund të largohet, sipas logjikës së Berishës, Rama që është i korruptuar, për tu zëvendësuar nga Berisha, të cilin si DASH ashtu edhe Britania, e kanë shpallur të padëshiruar.

Jam i bindur që në këtë gjendje që është PD ka prekur fundin”, u shpreh deputeti demokrat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular