Një zjarr ka rënë rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm (29 Maj) në ish parkun e mjeteve në Lushnjë, duke djegur 4 autobusë të parkuar.
Tre prej tyre janë shkrumbuar tërësisht ndërsa një është djegur pjesërisht dhe është shpëtuar nga ndërhyrja e zjarrfikësve.
Raportohet se pas rënies së flakëve janë njoftuar shoferët e autobusëve të tjerë, që kanë hequr mjetet për të mos u djegur nga zjarri.
Policia shkoi në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit me dëme të mëdha ekonomike